Terry Anderson, ish-korrespondenti i Lindjes së Mesme për Associated Press, i cili u rrëmbye në vitin 1985 dhe u mbajt peng për gati shtatë vjet në Liban, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.
Lajmin e trishtë e konfirmoi vetë vajza e të ndjerit për CNN. Sulome Anderson tha se i ati mbylli sytë përgjithmonë të dielën, në shtëpinë e tij në Greenwood Lake, Nju Jork.
"Megjithëse jeta e babait tim u shënua nga vuajtje ekstreme gjatë kohës së tij si peng, ai gjeti paqen gjatë viteve të fundit”, tha ajo për CNN.
Shkaku i vdekjes së gazetarit mbetet ende i paqartë, ndërkohë sipas vajzës së tij Andreson i ishte nënshtruar së fundmi një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Terry Anderson, gazetar i AP, punoi në Kentaki, Tokio, Afrikën e Jugut dhe në Liban, aty ku dhe doli vullnetarisht në shkonte në vitin 1982 pas pushtimit të Izraelit. Ai pranoi të shkonte si korrespondenti kryesor i agjencisë së lajmeve në Lindjen e Mesme.
Anderson mbuloi luftën civile të Libanit për AP për tre vjet përpara se të kapej peng në 1985. Ai u lirua në 1991, pasi lufta civile 16-vjeçare përfundoi.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2016, Anderson i tha CNN se nuk e mënonte shumë atë periudhë të errët të jetës së tij ku u mbajt për shtatë vjet peng në Liban.