Alexei Navalny do të nderohet pas vdekjes me Çmimin e Paqes. Lajmin e bën me dije “Deutsche Welle” që shkruan se këtë çmim do ta marrë bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.
Në 12 maj do të zhvillohet një ceremoni enkas për opozitarin rus që vdiq në burg. Aludimet kanë qenë të shumta për ndarjen nga jeta, teksa ai doli hapur kundër presidentit Vladimir Putin.
Çmimi i Paqes në Dresden jepet prej vitit 2010 gjithë njerëzve që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe mirëkuptimin ndërkombëtar.
Sondazh
Poll