Hapësire reklamuese

Bota

NATO kërcënon Rusinë! Sekretari Rutte: Putin do ketë pasoja shkatërrimtare nëse sulmohet Polonia

Shkruar nga Newsbomb
NATO kërcënon Rusinë! Sekretari Rutte: Putin do ketë pasoja
Shefi i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një vizite zyrtare në ka Varshavë paralajmëruar Rusinë me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës.

Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s.

Nëse dikush do të merrte guximin në mënyrë të gabuar dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, - tha Rutte.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, kanë shprehur shqetësime se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtat Rusisë. Ato frikësohen gjithashtu se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të rikuperojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese