Hapësire reklamuese

Bota

NATO investon 1.1 miliardë euro në katër kompani teknologjike

Shkruar nga Newsbomb
NATO investon 1.1 miliardë euro në katër kompani teknologjike
Aleanca e Atlantikut Verior (NATO)

Fondi i Inovacionit të NATO-s, ka konfirmuar ditën e sotme se ka investuar në katër kompani teknologjike Evropiane, për mbrojtje dhe siguri. Kompanitë e përfshira në këtë investim janë prodhues bashkëkohor të teknologjive të fundit, dhe të njëjtat do të përfitojnë rreth 1.1 miliardë euro.

Një konsorcium aleatësh të NATO-s konfirmuan grupin e parë të kompanive të cilave ju sigurua një financim si pjesë e një fondi inovacioni prej 1.1 miliardë eurosh. Aleanca zbuloi fondin në Verën e 2022, disa muaj pas pushtimit Rus të Ukrainës, duke premtuar se do të investojë në teknologji të cilat do të përmirësonin mbrojtjen e saj.

Ditën e Martë, Fondi i Inovacionit të NATO-s konfirmoi se ka investuar direkt në katër kompani teknologjike Evropiane të cilat do ta ndihmonin të adresonte sfidat e saj në mbrojtje dhe siguri. Prej financimit do të përfitojnë Fractile AI, një prodhues Britanik i çipeve kompjuterike për të ndërtuar modele AI të ngjashme me ato që fuqizojnë ChatGPT, si dhe ARX Robotics, një kompani Gjermane e cila dizajnon robotë të automatizuar me funksione nga mbajtja e ngarkesave tek mbikëqyrja.

Dy startupet e tjera që përfituan ishin prodhuesi Britanik iCOMAT, i cili ndërton pjesë të lehta për automjetet, dhe Space Forge, një kompani nga Uellsi e cila punon në kushtet hapësinore si mikrograviteti dhe vakumi për të ndërtuar gjysmëpërçues për tu përdorur në hapësirë.

Fondi gjithashtu bashkëpunoi me firmat e kapitalit sipërmarrës si Alpine Space Ventures, OTB Ventures, Join capital dhe Vsquared Ventures për të mbështetur më tutje investimet në teknologji të thelluara në kontinent.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese