Hapësire reklamuese

Bota

NATO: Sulmet e Rusisë në Ukrainë në shkelje të ligjit ndërkombëtar

Shkruar nga Newsbomb
NATO: Sulmet e Rusisë në Ukrainë në shkelje të ligjit
Foto nga institucioni i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar me sulmet e saj kundrejt Ukrainës.

Sipas tij, duke u nisur nga ky ligj, në këtë rast, Kievi ka të drejtën që të mbrohet duke i’u përgjigjur sulmeve të Rusisë bazuar në Kartën e OKB-së.  

Për Stoltenberg, vendet aleate të NATO-s duhet që të ndihmojë Ukrainën që të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje.  

Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtën të mbrohet. Vetëmbrojtja është e sanksionuar në Kartën e OKB-së, vetëmbrojtja sanksionohet në ligjin ndërkombëtar.

Pra, Ukraina ka të drejtën të mbrohet nga sulmi rus. Ne kemi të drejtën si vende aleate në NATO që ta ndihmojmë Ukrainën të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje”,- tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg shton se kufizimet e vendosura nga aleatët kundrejt Ukrainës për përdorimin e resurseve ushtarake të dërguara, do të thotë humbje e mundësisë së Kievit për të luftuar në mënyrë të barabartë me forcat ushtarake të Rusisë.

Sekretari shprehet se këto vende duhet t’i rishqyrtojnë vendimet në lidhje me kufizimet, pasi duke patur kufizime të tepruara, po ndikojmë në uljen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kievit.

Disa nga aleatët i kanë hequr kufizimet, të tjerët jo. Mesazhi im është se mendoj që duhet t’i rishqyrtojmë këto kufizime, pasi duke patur kufizime të tepruara po ua lidhim njërën dorë forcave ukrainase. Kufizimet ulin kapacitetet që të mbrohen.

Sërish, këto janë vendime të vendeve anëtare dhe jo të NATO-s dhe ka kufizime të ndryshme për lloje të ndryshme armësh. Nuk them se nuk duhet të ketë fare kufizime në të ardhmen, por them se duhet t’i rishqyrtojmë kufizimet në veçanti duke patur parasysh luftimet që po bëhen tani në rajonin Kharkiv, ku rusët mbrohen duke qëndruar pas vijës së kufirit që është pothuajse i njëjti me vijën e frontit”,- tha Stoltenberg.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndodhet ditën e sotme në një vizitë në Spanjë, ku supozohet se ky vend do të angazhohet nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe sigurie që ta furnizojë Ukrainën me armatime që arrijnë vlerën e 1.23 miliardë dollarëve.

Më herët, Zelensky u bëri thirrje vendeve partnere që të dënojnë sulmet vdekjeprurëse të Rusisë në Kharkiv, dhe të kenë vendosmërinë e duhur për të mbrojtur dhe parandaluar terroristët rus, përpara se ata të marrin jetë njerëzish.  

Është e rëndësishme që partnerët tanë të kenë vendosmërinë e duhur për mbrojtje parandaluese ndaj terroristëve rusë, njësoj siç do të godisnin çdo terrorist tjetër  duke i shkatërruar përpara se të fillojnë të marrin jetë njerëzish”,- tha Zelensky.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese