Një natë plot "drama", fitore e humbje ka qenë ajo e së kaluarës pas zgjedhjeve në Parlamentit Europian. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka shpërndarë Parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
"Kam vendosur t'ju kthej me votë zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare," iu drejtua Macron përmes një deklarate të papritur popullit francez. “Prandaj unë po shpërndaj Asamblenë Kombëtare”, shtoi ai ndër të tjera.
Tubimi Kombëtar, i kryesuar nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, fitoi më shumë se 31% të votave, më shumë se dyfishi i Rilindjes qendrore të Macron.
Pjesët më të mëdha të “tortës” në këto zgjedhje u përkasin partive të qendrës së djathtë.
Ata forcuan shumicën e tyre në Parlamentin Evropian, me fitoret në Gjermani, Greqi, Poloni dhe Spanjë. Gjithashtu rezultate pozitive patën dhe në Hungari, kundër kryeministrit dominues prej kohësh Viktor Orban.
Partia e qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) pritet të jetë sërish grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, dhe që kandidatja, Ursula von der Leyen të ketë edhe një mandat në krye të BE-së.
Në një deklaratë për mediat Von der Leyen tha se grupi i saj i qendrës së djathtë ofron stabilitet.
"Qendra po mban, por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje," tha ajo ndër të tjera.
Ndërkohë, më pak sukses pati për të djathtën ekstreme në Holandë, ku Partia e Lirisë e populistit anti-islamik Geert Wilders doli e dyta. Ndërkohë, në Belgjikë separatisti Vlaams Belang humbi nga Aleanca nacionaliste e Re-Flemish.
Konservatorët e opozitës gjermane shënuan një 30% mbreslënës të votave. Ndërsa, për partinë SPD të kancelarit Olaf Scholz, ky ishte rezultati më i keq ndonjëherë në zgjedhjet europiane, duke u renditur të tretët pas Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD).
Ndërkohë, një parti e re e së majtës ekstreme kundër migrantëve, BSW, e udhëhequr nga skuadra karizmatike e krahut të majtë Sahra Wagenknecht, gjithashtu arriti të “korrte” një rezultat të kënaqshëm.
Në Hungari , Peter Magyar, një ish-insajder në qeverinë e Viktor Orban, është “shpallur” një rival i rrezikshëm për aleatin e tij të vjetër, duke marrë më shumë se 30%, dy muaj pasi formoi partinë e tij të qendrës së djathtë Tisza.
Në Spanjë , Partia Popullore (PP) e opozitës së qendrës së djathtë mundi socialistët e kryeministrit Pedro Sánchez, por jo me diferencën e madhe që priste kreu i PP Alberto Núñez Feijóo.
Një tjetër parti e ekstremit të djathtë, Vox, doli në vendin e tretë. Ndërkohë, në Itali vazhdon dominimi i Giorgia Melonit.
“Faleminderit italianëve që po vazhdojnë të na zgjedhin ne… Jam krenare për rezultatin sonte”, u tha Meloni mbështetësve të saj.
Belgjika po zhvillonte zgjedhje kombëtare dhe rajonale, si dhe votimin evropian, dhe megjithëse pritej që e djathta ekstreme të ishte në krye të votave, ishte Aleanca e Re-Flemish ajo që doli e para, duke i dhënë fund sundimit të kryeministrit liberal Alexander De. Croo.
Megjithëse , janë vetëm një grusht qeverish të qendrës së majtë në detyrë në BE, një fitore pati për aleancën e Gjelbër-Laburistëve në Holandë, opozitën socialiste në Portugali dhe një fitore e papritur u shënua dhe në Danimarkë për opozitën e Gjelbër- Partia e majtë, e cila përfundoi përpara socialdemokratëve qeverisës të Mette Frederiksen.
Në Sllovaki, partia Smer në pushtet e Robert Fico priste të fitonte, pasi kryeministri i mbijetoi një atentati. Mirëpo, ajo humbi përballë partisë liberale të opozitës Progresive Sllovakia, kryetari i së cilës Michal Simecka tha se votuesit i kishin dërguar qeverisë së Fico një mesazh të qartë, se ajo nuk mund të bënte çfarë të donte.
Ndërkohë, në Greqi supriza e këtyre zgjedhjeve ka qenë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarë, Fredi Beleri. Ndonëse, Beleri është në qeli në Shqipëri ai arriti që në këto zgjedhje nën logon e Demokracisë së Re të listohej në vendin e tretë.
Demokracia e Re kryeson me Giorgos Avtias me një mijë vota diferencë nga Evangelos Meimarakis dhe i treti është Fredi Beleri.