Punonjësit e policisë në Bavari kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të protestuar për pritjen e gjatë për t’u pajisur me uniforma.
Ata në shenjë proteste kanë zgjedhur që të heqin pantallonat dhe janë parë duke patrulluar në rrugë me të brendshme.
Sipas sindikatës së policisë punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.
Pas kësaj kërkese Sindikata e Policisë ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet menjëherë.
Sondazh
Poll