Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Mrekulli në itali, doktorët bëjnë të mundur për herë të parë transplantin e zemrës duke rrahur

Shkruar nga Newsbomb
Mrekulli në itali, doktorët bëjnë të mundur për
Foto ilustruese

Në Padova, në veri të Italisë , është kryer me sukses transplanti i parë i “zemrës që rreh”. Ky transplant i veçantë ndodhi dy javë më parë, por lajmi u bë i ditur këtë të mërkurë.

Transplanti iu krye një burri rreth 65-vjeç i cili vuante nga sëmundja ishemike e zemrës.

Deri më tani, gjatë transplanteve zemra ndalonte së rrahuri, por falë kësaj teknike të re, pacienti do të shërohet më shpejt dhe do të ketë një funksion më të shpejtë dhe pa dëmtime të qelizave.

Shkencëtarët shpjeguan se zemra, me ndihmën e mbështetjes mekanike, filloi të rrahë përsëri sapo u mor nga një donator i vdekur dhe se gjatë transplantimit nuk pushoi së punuari.

Transplanti u krye në një spital publik në Padova, nga ekipi i kardiokirurgut, profesor Gino Geroza. Ecuria postoperatore e pacientit po ecën pa probleme dhe pritet të dalë nga spitali para Krishtlindjeve.

“Sa herë që zemra ndalon së rrahuri, bëhet një dëm i konsiderueshëm. Kjo teknikë e re tani e tutje mund të përdoret nga kirurgë të tjerë në mbarë botën”, tha profesor Geroza.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese