Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Moti i keq "pushton" SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb

Moti i keq "pushton" SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e

Më shumë se 60 milionë amerikanë janë paralajmëruar për mot të keq për shkak të stuhisë Blair, e cila është nxitur nga një vorbull polare dhe ka sjellë kushte Arktike në pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore.

Rreth 30 shtete janë prekur, ndërsa shtatë prej tyre kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Rajonet janë përballur me ngrica, borë të dendur, erëra të forta dhe stuhi. Në disa shtete si Arkansas dhe Teksas, është lëshuar paralajmërim për tornado. Ndërkohë, mijëra fluturime janë anuluar, shkollat janë mbyllur dhe qarkullimi në shumë rrugë është kufizuar.

Moti i keq "pushton" SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e

Kansas dhe Misuri ishin ndër zonat më të goditura të dielën, me reshje bore deri në 30 cm. Ndërsa stuhia po zbutet teksa lëviz drejt bregut lindor, meteorologët kanë paralajmëruar se situata mbetet serioze në Misuri dhe Kansas. Paralajmërime janë dhënë edhe për Neë Jersey, me reshje të dendura deri të martën në mëngjes.

Shërbimi meteorologjik ka deklaruar se për disa rajone, këto reshje bore mund të jenë më të mëdhatë në një dekadë. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur rreziqet.

Moti i keq "pushton" SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e

Moti i keq "pushton" SHBA, 7 shtete shpallin gjendjen e

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed