Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Moti i keq pushton Britaninë e Mëdhe dhe Europën, anulohen qindra fluturime në aeroporte

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq pushton Britaninë e Mëdhe dhe Europën, anulohen qindra
Fotografi ilustruese nga stuhia në Britani të Madhe

Moti i keq me stuhi dhe reshje të dëndura dëbore ka pushutuar një pjesë të europës si dhe Britaninë e Madhe.

Shumë aeroporte të mëdha civile në Angli, Holandë dhe Gjermani janë mbyllur sot për shkak të reshjeve të dendura të borës. Për këtë arsye shumë paagjerë po përballen me kaos në trafikun ajro

Stuhitë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që kanë ndërprerë gjithashtu edhe trafikun rrugor dhe hekurudhor në disa vende.

Britania e Madhe u godit nga një stuhi dimërore gjatë natës me temperaturat që ranë nën zero. Vendi më i ftohtë mbrëmë ka qenë Loch Glascarnoch në Skoci, ku temperatura ka rënë në -11 gradë.

Aeroportet në Mançester dhe Liverpool mbyllën disa pista për shkak të borës dhe aeroporti i Birminghamit pezulloi operacionet gjatë natës për disa orë .

Autoritetet e aeroportit britanik u kanë kërkuar udhëtarëve që të kontrollojnë me linjat e tyre ajrore për informacionin më të fundit të fluturimit.

Për shkak të stuhisë në Britani probleme ka edhe në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor, me makina të ngecura në borë dhe disa trena që nuk funksionojnë.

Gjithashtu edhe disa aeroporte gjermane ndërprenë orarin e tyre të fluturimeve sot për shkak të reshjeve të borës dhe shiut të ngrirë në Gjermani, kështu që më shumë se 100 fluturime u anuluan.

120 ngritje dhe ulje u anuluan nga rreth 1090 të planifikuara për sot në Frankfurt, aeroporti më i madh gjerman në perëndim të vendit. Në Mynih të shtunën në mbrëmje, 35 fluturime u anuluan si masë paraprake, nga gjithsej 750 nisje dhe ulje të planifikuara në aeroportin e dytë më të madh gjerman.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed