Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Moti i keq "mbërthen" Gjermaninë, në disa qytete shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq "mbërthen" Gjermaninë, në disa qytete
Përmbytjet në Gjermani

Në Shqipëri dhe Europën Juglindore temperaturat janë në rritje, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Gjermaninë.

Moti i keq ka “mbërthyer” disa shtetet jugore në Gjermani. Shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Ëürttemberg janë përmbytur, duke shkaktuar plasje digash nga reshjet e dendura të shiut. Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Ëürttemberg u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme.

Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.

Niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht.

Moti i keq "mbërthen" Gjermaninë, në disa qytete
Baden-Vyrtemberg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese