Moska ka vijuar sërish me kërcënime kundrejt Britanisë. Sipas zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, Rusia do të hakmerret kundrejt Mbretërisë së Bashkuar, nëse armët e tyre përdoren ndaj ushtarakëve rus.
Sekretari Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se Ukraina mund ti përdorë armët që i jep Britania edhe ndaj caqeve ruse, por kjo deklaratë nuk është parë në këndvështrimin pozitiv, pasi dhënia e lejes për të përdorur armët në territorin rus, do të thotë përfshirje të vetë Britanisë në luftë.
Kujtojmë se më herët, parlamenti i Britanisë, miratoi një projekt-buxhet, ku supozohet se do të japë një përqindje nga buxheti i saj ndihmë për Ukrainën në fushën ushtarake. Ky vendim u mor për të asistuar sadopak në ndihmë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.
Por, siç duket ky vendim i tyre nuk është pritur aspak mirë nga pala ruse, pasi e akuzojnë Britaninë për përfshirje në luftën midis dy vendeve.