Hapësire reklamuese

Bota

Moska bën gati skenarin për Zelenskin, çfarë do të ndodhë me të pas kapitullimit të Kievit?

Shkruar nga Newsbomb
Moska bën gati skenarin për Zelenskin, çfarë do të
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Moska ka bërë gati skenarin në avancë për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nëse Kievi do të kapitullojë në luftën që po zhvillohet midis dy vendeve.

Sipas zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev për TASS, pas kapitullimit të Kievit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të arrestohet dhe më pas të dalë në gjyq, ose të likuidohet si terrorist.

Përkatësisht, ai thekson se Zelensky, si udhëheqës i një regjimi armik, është një objektiv legjitim ushtarak për Rusinë, pavarësisht nga çështja e legjitimitetit të tij pas anulimit të zgjedhjeve, sepse ai tashmë është në krye të një regjimi politik që po bën luftë kundër Rusisë.

Pas kapitullimit të Ukrainës, ne nuk do të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të Volodymyr Zelensky. Ai duhet të arrestohet dhe të gjykohet për krime kundër shtetasve rusë dhe ukrainas. Nëse është e pamundur të ekstradohet një kriminel i tillë, duhet të zbatohen rregullat e zbatueshme për terroristët. Ky është pikërisht fati që e pësoi mësuesi shpirtëror i Zelenskit, Stepan Bandera”, - thuhet në deklaratëb e Medvedev.

Në deklaratën e tij, zëvendës-presidenti, Medvedev vijon të thotë se Zelenski është një gënjeshtar dhe frikacak patologjik që i tundohet zgjedhjeve të reja, pasi ai do të dilte i humbur duke qenë se është kthyer në një makth për Ukrainën dhe rrethinat e saj.

Zelenski do të rrezikonte shumë nëse do të pranonte zgjedhjet. Njeriu që e quan veten president i Ukrainës është një gënjeshtar dhe frikacak patologjik që është një makth për rrethinat e tij dhe që ka frikë nga zgjedhjet. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin, do të ishte humbje shumë e madhe për Zelenskin dhe ekipin e tij. Kundërshtarët e tij, ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ose ish-komandanti i përgjithshëm ukrainas, Valery Zaluzhny, nëse do të kandidonin, do të kishin shumë “atutë në duart e tyre”,- thekson ai.

Medvedev thekson se Zelensky pështyu mbi kushtetutën e vendit të tij, injoroi Gjykatën Kushtetuese dhe nuk shkoi as për zgjatje, por për uzurpimin e pushtetit suprem, si dhe se të gjitha këto manipulime të ligjeve nënkuptojnë vetëm një gjë, “vdekjen e shtetit të dështuar të Ukrainës”.

Për më tepër, siç shton ai, presidenti ukrainas u fsheh pas "gjethit të fikut" të deklaratës së paqartë të Verkhovna Rada për heqjen e zgjedhjeve presidenciale në kohë lufte.

Zelensky dhe rrethi i tij përvetësuan një shumë të madhe, e cila u dërgua për të shpëtuar Ukrainën që po vdiste, deklaroi Medvedev.

Medvedev vlerësoi se garancitë më të mira për Rusinë janë "zirkonet", "iskanderët", "kamët" dhe armët e tjera ruse shumë efektive, së bashku me forcat e armatosura heroike dhe të afta të Rusisë, sepse Moska nuk mund të mbështetet në një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën, ose në Garancitë perëndimore.

Edhe nëse arrihet një lloj marrëveshje kompromisi, ne nuk do të kemi besim të plotë në zbatimin e saj, përfundoi Medvedev.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese