Hapësire reklamuese


Bota

Mori presidencën e BE por nuk harroi lidhjet me Rusinë, Borell kritikon ashpër Orban

Shkruar nga Newsbomb
Mori presidencën e BE por nuk harroi lidhjet me Rusinë, Borell
FotoMontazh/ Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borell dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell ka kritikuar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban pasi mori pjesë të shtunën e djeshme në një takim të Organizatës së vendeve turkfolëse (OST) në Azerbajxhan.

Takimi në Azerbajxhan i parapriu një vizite që Orban kishte bërë pak ditë më parë në Moskë, ku u takua me Presidentin Vladimir Putin dhe për të cilin, ai mori një “lum kritikash” nga Brukseli, vendet e BE-së, Shtetet e Bashkuara dhe Kievi.

Orbani e takoi Putinin një kohë kur Hungaria mban kryesimin me rotacion gjashtëmujor të presidencës së Këshillit të BE-së.

Zyrtarët e BE-së e kritikuan ashpër vizitën e tij në Rusi, duke thënë se ajo kërcënon të minojë qëndrimin e BE-së për luftën në Ukrainë dhe thanë se Orbani nuk shkoi atje si përfaqësues i Brukselit, por si mik i Putinit.

Në një komunikatë zyrtare për shtyp, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borell tha se pjesëmarrja e Orbanit në samitin joformal të OTS-së në Azerbajxhan këtë të shtunë, ishte një ngjarje tjetër ku ai tregoi se përfaqësoi Hungarinë por jo Bashkimin Evropian.

 “Hungaria nuk ka marrë mandat nga Këshilli i BE-së për t’i shtyrë përpara marrëdhëniet me Organizatën e Shteteve Turkfolëse. BE-ja i ka kundërshtuar përpjekjet e OTS-së për ta legjitimuar Republikën Turke të Qipros Veriore duke e pranuar si anëtare vëzhguese”,- tha Borrell.

Ishulli i Qipros është i ndarë tashmë prej shumë dekadash mes Republikës së Qipros grekfolëse, e njohur ndërkombëtarisht, e cila është edhe anëtare e BE-së, dhe Republikës Turke të Qipros Veriore turkfolëse, e njohur vetëm nga Ankaraja.

OTS-ja është organizatë ndërkombëtare që sjell së bashku vendet ku flitet turqishtja. Ajo u themelua më 2009 nga Turqia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Kirgistani. Hungaria u bë anëtare vëzhguese e saj në vitin 2018.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese