Pasagjerët në bordin e një fluturimi Air India Express janë terrorizuar pasi një nga motorët e avionit mori flakë të shtunën në mbrëmje, duke e detyruar avionin të bënte një ulje emergjente.
Fluturimi me një Airbus A320 sapo ishte nisur nga Bangalore dhe po shkonte për në Aeroportin Ndërkombëtar Cochin në Kerala kur ndodhi incidenti i tmerrshëm.
Videoja tregon një dritë të shndritshme që shkëlqen nën një krah të avionit, teksa po fluturonte. Ndërsa pasagjerët presin brenda kabinës, zjarri shihet duke u intensifikuar dhe duke shkaktuar panik.
"Të lutem rri ulur!" Në video mund të dëgjohet një stjuard duke folur mbi udhëtarët që bërtasin. "Çdo gjë eshte nën kontroll."
All 177 psgrs, including two infants, and 6 crew members are safe after one of the engines of an Air India Express IX 1132 flight from @BLRAirport to Kochi caught fire midair on Saturday night. It made an emergency landing at KIA at 11.12 pm eight minutes after take-off, said… pic.twitter.com/e41K2YHeCZ
— S. Lalitha (@Lolita_TNIE) May 19, 2024
Pilotët zgjodhën të kthehen në Aeroportin Ndërkombëtar Bengaluru Kempegowda dhe kryen një ulje urgjente, pasi motori mori flakë, tha linja ajrore në një deklaratë për India Today.
Pas uljes, avioni u evakuua me sukses pa lëndime të pasagjerëve, tha linja ajrore.
“Na vjen keq për shqetësimin që ka shkaktuar dhe po punojmë për të ofruar zgjidhje alternative për klientët tanë që të arrijnë në destinacionin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Do të kryhet një hetim i plotë me rregullatorin për të përcaktuar shkakun," tha linja ajrore në një deklaratë.
Air India Express është një degë me kosto të ulët dhe me distanca të shkurtra të transportuesit Air India.