
Një grup të miturish kanë përjetuar çaste paniku mbrëmjen e së mërkurës në një nga rrugët e qytetit të Larisës, pasi u sulmuan papritur nga një burrë me sëpatë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, incidenti ka ndodhur kur një person i panjohur, ka ndaluar makinën, ka zbritur prej saj dhe ka marrë një sëpatë nga bagazhi dhe i ka sulmuar.
Të miturit ishin të moshës 17 dhe 16 vjeç, të cilët ndodheshin ulur në qetësi, pa pasur asnjë lidhje me autorin.
Agresori ka goditur njërin prej tyre, 16-vjeçarin, me bishtin e sëpatës duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe duke e shtyrë me forcë. Fatmirësisht, ngjarja nuk ka përfunduar me pasoja më të rënda.
Të miturit kanë bërë denoncimin në polici dhe autoritetet kanë nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të rrethanave.