Për Meksikën sot është një moment historik pasi vendi ka fituar presidenten e parë grua. Claudia Sheinbaum është betuar sot përpara popullit të Meksikës duke nisur kështu mandatin e saj 6 vjeçar.
Ajo ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe ka treguar hapur që është aty falë të gjitha grave që kanë luftuar fort për identitetin e tyre përgjatë viteve të vështira të historisë së Meksikës.
“Unë jam një nënë, gjyshe, shkencëtare dhe një grua besimtare, dhe që nga sot, me vullnetin e popullit të Meksikës, jam presidentja kushtetuese e Shteteve të Bashkuara të Meksikës,” tha ajo në fjalimin e saj inaugurues.
Sheinbaum ka premtuar programe pagesash për të varfërit dhe fëmijët, rritje të pencioneve dhe ulje të kriminalitetit në vend. Gjithashtu një pikë kyçe e qeverisjes së saj është dhe integrimi ekonomik në Amerikën e Veriut përmes Marrëveshjes trepalëshe Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA), duke marrë çdo mundësi që i jepet për një Meksikë më të mirë. Por një fitore e Trump në Amerikë do të trazonte mjaftueshëm ujërat për politikanen pasi Trump është zotuar të vendosë tarifë 100% për çdo automjet të prodhuar në Meksikë.
Claudia Sheinbaum ka fituar me 60% të votave dhe është e vendosur për të vazhduar te hecë në hapat e mentorit të saj politik López Obrador. Ky i fundit ka qenë në krye të vendit 6 vite më parë nën deklaratat "Për të mirën e të gjithëve, së pari të varfërve", duke premtuar ndryshme rrënjësore ekonomike.
Gjithsesi presidenten e re nuk e pret një situatë e lehtë sepse vendi po përballet bindshëm me rritjen në masë të popullaritetit të kartelëve të drogës në çdo krah të Meksikës dhe dhuna është në progres.