Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Mjeku norvegjez: Spitali Al Shifa nga “shtëpi e shërimit” në “shtëpi të vdekjes”

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku norvegjez: Spitali Al Shifa nga “shtëpi e shërimit”
Spitali Al-Shifa, Gaza

Mjeku norvegjez Mads Gilbert ka kritikuar ashpër sulmet izraelite mbi spitalin Al Shifa në Rripin e Gazës. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në X, Gilbert tha se spitali Al Shifa është shëndërruar në një varrezë për njërëzit në Gaza.

Sipas tij, ky spital e ka humbur funksionalitetin për të cilin u krijua. Pasi në këtë vend nuk shpëtohen më jetë njerëzish, por përkundrazi duke qenë në qendër të sulmeve izraelite, po bëhet gjithnjë e më shumë arsye për humbjen e jetëve të pafajshme.

“Emri Shifa, që do të thotë ‘Shtëpi e shërimit’, tani është kthyer në një ‘Shtëpi të vdekjes’ nga Izraeli, e djegur, e shkatërruar tërësisht nën rrënoja dhe e kthyer në një varrezë pacientësh, personeli mjekësor, të afërmish dhe refugjatësh”, tha Gilbert.

Ndërsa kritikoi ashpër Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Bashkimin Europian për paaftësi për të vepruar dhe mbrojtur popullin e pafajshëm të Palestinës. Duke i cilësuar këto sulme si të paprecedentë dhe gjenocid ndaj njërëzimit.

“Qeveritë e SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar qëndrojnë të turpëruara, bashkëpunëtore me mbështetjen e tyre për krimet e luftës dhe mizoritë izraelite kundër gjithë njerëzimit”, shtoi ai.

Ndërkohë që kujtojme se Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 32.845 palestinezë janë vrarë dhe rreth 75.400 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës së bllokuar në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Ndërsa Izraeli po akuzohet për gjenocid në arenën ndërkombëtare, Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin që të ndalojë aktet e gjenocidit si dhe kërkoi nga Izraeli që të marrë masa për të parandaluar urinë në Gaza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese