Në një kopësht zoologjik në Australi është gjetur një merimangë gjigande dhe vdekjeprurëse me rrjetë hinke. Kjo merimagë është gjetur nga stafi i parkut ku ata shprehen se është më i madhi në këtë lloj që kishin parë ndonjëherë.
Emri i merimagnës është Hemsworth, e cila është 9.5 cm nga këmba në këmbë, njofton parku australian Reptile. Tejkalon rekordin e vendosur nga më i madhi i mëparshëm i parkut me emrin Hercules i cili ishte 7.9 cm.
“Hemsëorth është ndryshe. Është merimanga më e madhe”, shprehet rojtarja e merimangave Emma Teni, në një video të postuar në Facebook.
Për Sky News Australia, Teni u shpreh: “Kjo merimangë ishte aq e madhe në krahasim me bashkëmoshatarët e tij, saqë më kujtoi Chris Hemsworth dhe vëllezërit e tij, dhe se si ata mbizotërojnë mbi një person mesatar”.
Përpara se të shpikej antihelmi, 13 persona kanë vdekur si rezultat i kafshimit të rrjetës së hinkës.