Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e ka bërë të qartë se Greqia nuk do t’ i dërgojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së bërë nga Bashkimi Evropian dhe NATO.
Në një intervistë për “SKAI”, ai është shprehur se e kanë dhënë të qartë përgjigjen se Greqia nuk do të dërgojë në Ukrainë S-300/Patriot.
Ai u shpreh se Greqia nuk mund të dërgo në Ukrainë sisteme armësh që janë kritike për aftësinë e tyre parandaluese.
“Ne shpjeguam pse nuk mund ta bëjmë. Greqia e ka mbështetur Ukrainën në mënyra të ndryshme me materiale mbrojtëse. Por ne kemi thënë që në momentin e parë se nuk mund të dërgojmë sisteme armësh që janë kritike për aftësinë tonë parandaluese”, tha ai ndër të tjera.
Çfarë është S-300
S -300 është një seri sistemesh raketash tokë-ajër me rreze të gjatë të zhvilluar nga ish- Bashkimi Sovjetik. U prodhua nga NPO Almaz për Forcat e Mbrojtjes Ajrore Sovjetike për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore dhe raketave të lundrimit . S-300 konsiderohet ende si një nga sistemet më të fuqishme të raketave anti-ajrore në përdorim aktiv.
Ai përdoret nga Rusia, Ukraina dhe vende të tjera të ish- Bllokut Lindor, së bashku me Bullgarinë dhe Greqinë. Përdoret gjithashtu nga Kina, Irani dhe vende të tjera në Azi.