Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Miratimi i ligjit për agjentët e huaj, SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve gjeorgjianë

Shkruar nga Newsbomb
Miratimi i ligjit për agjentët e huaj, SHBA vendos sanksione ndaj
Pamje nga protestat e zhvilluara kundër miratimit të ligjit për "agjentët e huaj"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë gjeorgjianë si dhe u ka ndaluar hyrjen në vend. Vendimi vjen pas miratimit të ligjit për “agjentët e huaj” disa javë më parë. 

Projektligji i diskutueshëm, i nxjerrë nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, kërkon që mediat, OJQ-të dhe organizatat e tjera jofitimprurëse të regjistrohen si “përcjellëse të interesave të një fuqie të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e financimit të tyre vjen nga jashtë.

Qeveria këmbëngul se ligji është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe synon të rrisë “transparencën”, si dhe të parandalojë “ndikimin e dëmshëm nga jashtë” në skenën politike të vendit, ndonëse opozita e quan atë si ligji pro-rus, pasi cenon lirinë e mediave në vend.

Ligji ka shkaktuar javë protestash masive dhe kritikash për shkak se i ngjan ligjeve represive të përdorura nga Kremlini për të shtypur zërat kritikë dhe për të devijuar Gjeorgjinë nga rruga euro-atlantike.

Lëvizja, e njoftuar më 6 qershor nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, vjen pasi kryetari i parlamentit Shalva Papuashvili njoftoi ligjin më 3 qershor pasi ligjvënësit nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane tejkaluan veton e Presidentes Salome Zourabishvili ndaj projektligjit.

Qindra njerëz u arrestuan gjatë protestave kundër ligjit, megjithatë ai u miratua nga shumica parlamentare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese