Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ministrja britanike jep dorëheqjen, ishte dënuar 10 vjet më parë pasi mashtroi se i vodhën celularin

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja britanike jep dorëheqjen, ishte dënuar 10 vjet më
Ministrja Louise Haigh

Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se ajo është deklaruar fajtore 10 vite më parë, pasi mashtroi në polici se i kishin vjedhur celularin e punës. Ngjarja ka ndodhur para se ajo të bëhej deputete e më pas ministre, në vitin 2013.

Në një letër drejtuar kryeministrit, ajo e cilësoi incidentin si një "gabim" por tha se "sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje në mënyrë të pashmangshme do të jetë një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie" ndaj vendosi të dorëhiqej.

Haigh kishte deklaruar në atë kohë në polici se telefoni i saj ishte vjedhur pasi ajo ishte "grabitur gjatë një mbrëmje", por më vonë u zbulua se kjo nuk ishte aspak e vërtetë dhe ajo ishte shpallur fajtore. Kur hyri në politikë, Louise Haigh nuk e kishte deklaruar këtë çështje.

Në letrën e saj të dorëheqjes, ajo aludoi se kryeministri Sir Keir e dinte për këtë ngjarje, duke i shkruar: "Siç e dini, në vitin 2013 u grabita në Londër. Si një grua 24 vjeçare, përvoja ishte e tmerrshme. Pas kësaj, unë raportova ngjarja në polici.

I dhashë policisë një listë të pasurive të mia që besoja se ishin vjedhur, përfshirë telefonin tim të punës. Disa kohë më vonë zbulova se aparati në fjalë ishte ende në shtëpinë time. Duhet të kisha informuar menjëherë punëdhënësin tim dhe të mos e bëja këtë menjëherë ishte një gabim”.

Si përgjigje, Sir Keir Starmer falënderoi zonjën Haigh për "të gjitha që keni bërë për të ofruar axhendën ambicioze të transportit të kësaj qeverie" dhe shtoi: "E di që keni ende një kontribut të madh për të dhënë në të ardhmen."

Letrat ishin të datës së djeshme, 28 nëntor, por u bënë publike vetëm mëngjesin e djeshëm. Një zëdhënës i Partisë Konservatore tha se zonja Haigh "ka bërë gjënë e duhur duke dhënë dorëheqjen".

Në vitin 2014, ajo u deklarua fajtore për mashtrim me përfaqësim të rremë. Incidenti ishte harruar kryesisht nga të gjitha palët e interesuara.

"Policia ia referoi çështjen CPS-së dhe unë u paraqita para gjyqtarëve të Southwark", tha Haigh në një deklaratë të enjten mbrëma. “Me këshillën e avokatit tim u deklarova fajtor, pavarësisht se ky ishte një gabim i vërtetë nga i cili nuk pata asnjë përfitim."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese