Tashmë numërimi mbrapsht ka filluar për shpalljen e fituesit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerikanët janë bombarduar gjithë fushatën me reklama politike që shfaqen kudo nëpër rrjete sociale, televizione ndërkombëtare e ato lokale.
E gjithë vëmendja është mbi dy protagonistët kryesore, Camala Harris dhe Donald Trump të cilët kanë shtjelluar një sërë çështjesh me peshë të lartë për opinionin publik duke nisur nga emigracioni dhe aborti e duke përfunduar tek ekonomia.
Një ndër reklamat më të shtrenjta që i ka kushtuar fushtatës së Harris të transmetuar 33.000 herë, shfaq një një republikan të përjetshëm duke kritikuar zotimin e Trump për të vendosur tarifa për të gjitha mallrat e importuara, duke argumentuar se kjo do të bëjë gjithçka më të shtrenjtë për qytetarin mesatar, ndërsa miliarderët do të jenë ata që do të përfitojnë.
View this post on Instagram
Një reklamë tjetër, që kushton 25 milionë dollarë dhe 28,536 shikime, tregon Rebecca F., një ish-votuese e Trump, duke parë një video në të cilën Trump u thotë mbështetësve të tij se janë "të pasur si ferri" dhe se do të marrin lehtësira tatimore. Rebecca thekson se Harris premton të ulë taksat për punëtorët dhe të godasë rritjen e çmimeve.
View this post on Instagram
Fushata e Harris ka vendosur theksin në çështjen e abortit duke investuar 17.5 milionë dollarë në reklama. Një prej tyre është dhe reklama ku paraqitet rasti i Hadley Duvall, një vajzë e re e abuzuar në moshë të vogël nga babai i saj e cila për pasojë mbeti shtatzanë në moshën 12 vjeçare. Duke thënë se “Trump e bëri këtë”, ajo tregon vështirësitë që femrat kanë kaluar që nga koha që Trump hoqi të drejtën për abort.
Komiteti ndërpartiak Future Forëard ka investuar më shumë se 52 milionë dollarë në reklamat kushtuar fushatës së Kamala Harris.
View this post on Instagram
Ndërkohë fushata e Trump dominohet nga një mesazh i vetëm: humbja e zgjedhjeve të Harris është një çështje jete a vdekjeje për popullin amerikan.
Një nga reklamat më të bujshme të drejtuara nga aleatët e Trump vjen nga grupi “Right for America”, me një buxhet prej 7 milionë dollarësh në tetor. Reklama përshkruan një botë makthi, me emigrantë të paligjshëm dhe kriminelë që sjellin kaos dhe vdekje në Shtetet e Bashkuara ku një zë pyet në mënyrë dramatike: "Si do të mbijetojë familja juaj edhe katër vjet të tjera nëse nuk mund të mbijetoni as natën?”.
Një nga reklamat më të spikatura të fushatës e akuzon Harrisin se i lejon të dënuarit për sulme seksuale të jetojnë pranë shkollave dhe parqeve. Me 8,560 shikime dhe një kosto prej afro 23 milionë dollarësh , ajo tregon historinë e një vajze të vogël që "u përdhunua dhe u varros për së gjalli", duke e lidhur politikën e Harris me rritjen e krimit.
Një tjetër reklamë që ka kushtuar 9.2 milionë dollarë shfaq pamje të arrestimeve të emigrantëve me rrezikshmëri të lartë ndërsa pamjet shoqërohen në sfond me sloganin “Camala nuk do të ndryshsojë asgjë” dhe “amerikanët do të vazhdojnë të humbasin jetët e tyre”.
यो पोस्ट Instagram मा हेर्नुहोस्
Tashmë çështje orësh përpara fillimit të numërimit, Camala Harris në reklamën e fundit që do të publikohet gjatë votimeve, përmend terma si unitet dhe mbështjetje. Ajo i drejtohet votuesëve me fjalët: Ne i shohim bashkëqytetarët tanë si fqinjë, jo si armiq.
Nga ana tjetër Trump ka lëshuar një tjetër mesazh drejtuar amerikanëve. Në hapje dëgjohet një transmetues që përshkruan “rënien” e Amerikës nën administratën e Biden-Harris. Imazhet e emigrantëve dhe kriminelëve ndjekin skenat që përshkruajnë vendin në krizë, ndërsa mesazhi mbyllet me një thirrje për një "rilindje amerikane".