
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shprehur vazhdimisht pakënaqësinë me NATO-n gjatë fushatës zgjedhore, duke kërcënuar se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nëse aleatët e saj europianë nuk do të merrnin përgjegjësi më të mëdha financiare për sigurinë e tyre.
Një reagim i papritur ka ardhur edhe nga Elon Musk ,njëherësh kreu i Departamentit Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë së krijuar së fundmi (DOGE) i cili ka kritikuar NATOn duke thënë se ka nevojë për rishikim.
Përveç kësaj, Musk ka bërë thirrje për mbylljen e Zërit të Amerikës dhe Radio Europës së Lirë, duke i akuzuar ato për lidhje me individë të majtë radikalë, të cilët, sipas tij, "flasin me veten e tyre dhe shpenzojnë 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë". Këto komente kanë ngritur shqetësime mbi ndikimin e mundshëm të këtyre institucioneve, të cilat janë të njohura për promovimin e vlerave demokratike dhe lirisë së shtypit.
Në një kohë kur tensionet për sigurinë dhe financat ndërkombëtare po rriten, këto deklarata nga Trump dhe Musk shtojnë komplikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke kërkuar një rishikim të politikave dhe marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.