Hapësire reklamuese

Bota

Miliarderi Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të, ja kush janë fëmijët e tij

Shkruar nga Newsbomb
Miliarderi Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të, ja
Elon Musk

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të dhe lajmin e ka publikuar “Bloomberg”. Biznesmeni miliarder është bërë prind për herë të tretë me partneren Shivon Zilis, ndërsa është baba edhe i nëntë fëmijëve të tjerë.

Emri dhe gjinia e bebes nuk janë zbuluar akoma, ndërsa Manjati 52-vjeçar i Tesla-s mirëpriti më parë binjakët Strider dhe Azure me Zilis, 38 vjeçe, në nëntor 2021.

Por, cilët janë nëntë fëmijët e tjerë të Musk?

Nevada Alexander

Pas martesës në janar të vitit 2000, Musk dhe autorja kanadeze Justine Ëilson sollën në jetë djalin Nevada Alexander Musk në vitin 2002. Nevada ndërroi jetë nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave, 10 javë pas lindjes.

Griffin dhe Xaiver

Pasi humbën fëmijën e parë, Musk dhe Ëilson iu drejtuan procedurave in-vitro për të rritur familjen e tyre. Ajo lindi djemtë binjakë Griffin dhe Xavier Musk.

Kai, Saxon dhe Damian

Ish-çifti përdori gjithashtu fertilizimin in-vitro për të sjellë në jetë djemtë trinjakë Kai, Saxon dhe Damian në janar të vitit 2006.

X AE A-XII

Pas dy martesave që përfunduan në divorc, Musk nisi një romancë me këngëtaren Grimes në maj të vitit 2018. Ajo lindi djalin e tyre, X AE A-XII.

Exa Dark Sideræl dhe Techno Mechanicus

Në korrik 2022, u zbulua se Elon Musk është baba i binjakëve me Shivon Zilis, drejtoreshë në kompaninë e tij, Neuralink. Ndërsa miliarderi u bërë sërish baba me Shivon duke e çuar në 12-të numrin total të fëmijëve të tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese