Në prani të Princit William, beqari më i kërkuar i Britanisë, 33-vjeçari Hugh Grosvenor, Duka i Westminsterit, u martua sot.
Aristokrati miliarder dhe kumbari i mbretit Charles, shkëmbeu betimet e besnikërisë së përjetshme me të dashurën e tij, 31-vjeçaren Olivia Henson në Katedralen Chester.
Olivia është shfaqur me një fustan të bardhë të mrekullueshëm dhe vello të gjatë të cilën e ka shoqëruar me taka blu. Ajo mbante një vello mahnitëse dhe një palë vathë me perla. Me të mbërritur në Katedrale, kur fryu era ajo ngriti vellon e saj të gjatë dhe kamerat kapën momentin e papritur.
Mungesa e madhe në ceremoninë e martesës ishte Duka i Sussex-it, Harry , pasi siç thekson shtypi britanik, dhëndri është një mik i ngushtë i "rebelit të pallateve britanike".
33 vjeçari ka lidhje të ngushta me monarkinë dhe është kumbari i djalit të madh të William dhe Kate Middleton, Princit Xhorxh 10-vjeç dhe djalit të Harrit, Archie 5-vjeç.
Një burim i afërt me Dukën e Sussex tha për revistën People se Harry vendosi të mos merrte pjesë në dasmë pasi kuptoi vështirësitë që do të shkaktonte prania e tij. Ajo ka marrë vendimin për të mos marrë pjesë në dasmë pas komunikimit që ka pasur edhe me dhëndrin.