Hapësire reklamuese

Bota

Milei cilësoi si "të korruptuar" gruan e kryeministrit Pedro Sanchez, tensionohen marrëdhëniet midis Spanjës dhe Argjentinës

Shkruar nga Newsbomb
Milei cilësoi si "të korruptuar" gruan e kryeministrit Pedro
FotoMontazh/ Presidenti i Argjentinës, Javier Milei dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Marrëdhëniet diplomatike midis Spanjës dhe Argjentinës po shkojnë drejt përshkallëzimit, pas komenteve nënçmuese të presidentit argjentinas Javier Milei kundrejt bashkëshortes së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga partia spanjolle e ekstremit të djathtë Vox të dielën, Milei e quajti Begona Gomez të korruptuar dhe e përshkroi socializmin si të mallkuar dhe kancerogjen.

Gjatë këtij tubimi në Madrid, Presidenti i Argjentinës, Milei tha se elitat globale nuk e kuptojnë shaktërrimin që mund të sjellë zbatimi i ideve të socializimit, ndërsa shtoi edhe nëse në këtë ngjarje përfshihet edhe korrupsioni i gruas suaj, duke shigjetuar kështu bashkëshorten e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

Milei vazhdoi më tej me shprehjen se edhe nëse ju duhet 5 ditë për t’u menduar pas bërjes “pis”, duke ironizuar në këtë mënyrë pushimin pesëditor nga detyrat publike të kryeministrit Sanchez, gjatë kohës që autoritetet nisën hetimet për gruan e tij.

Elitat globale nuk e kuptojnë se sa shkatërruese mund të jetë zbatimi i ideve të socializmit… edhe nëse e keni gruan e korruptuar, le të themi, bëhet pis dhe ju duhen pesë ditë për të menduar për këtë”,- tha Presidenti i Argjentinës, Javier Milei.

Spanja ka tërhequr ambasadorin e saj në Argjentinë dhe i ka kërkuar Buenos Airesit që të shprehë një ndjesë publike pasi presidenti i vendit të Amerikës së Jugut, Javier Milei, bëri komente nënçmuese për gruan e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në një tubim në Madrid.

Cilësimet e Mileit erdhën pasi një gjykatë e Madridit nisi një hetim muajin e kaluar për korrupsionin e dyshuar të Gomez. Partia e Punëtorëve Socialiste Spanjolle e udhëhequr nga bashkëshorti i saj po hetohet gjithashtu.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares kërkoi menjëherë që Milei të kërkonte falje për komentet, duke pretenduar se sjellja e tij ka çuar marrëdhëniet midis Spanjës dhe Argjentinës në gjendjen e tyre më serioze në kohët e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese