Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Mesazhi i pari i Netanyahu pas sulmit nga Irani: Në do fitojmë, do t'i mposhtim të gjithë armiqtë

Shkruar nga Newsbomb
Mesazhi i pari i Netanyahu pas sulmit nga Irani: Në do fitojmë, do
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu herët mëngjesin e sotëm ka bërë reagimin e parë në lidhje me sulmin e Iranit ndaj vendit të tyre.

Me anë të një postimi në “X”, Netanyahu shkruan se Izraeli ka arritur që deri më tani të zmbrapsë 99% të dronëve kamikazë që janë lëshuar nga Irani.

“Ne i përgjuam, i zmbrapsëm, së bashku do të fitojmë," shkroi zoti Netanyahu në mesazhin e tij, duke iu referuar reagimit efektiv të Izraelit ndaj sulmit të Iranit, ku arriti të zmbrapste më shumë se 300 dronë kamikazë.

Në minutat e para pas fillimit të sulmit të Iranit, kryeministri i Izraelit iu drejtua popullit izraelit duke thënë: "Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është e fortë, populli i Izraelit është i fortë".

"Së bashku do të qëndrojmë dhe me ndihmën e Zotit, së bashku do t'i mposhtim të gjithë armiqtë tanë," tha Benjamin Netanyahu ndër të tjera.

Sakaq, mëngjesin e sotëm, Këshilli i Sigurimit i qeverisë izraelite autorizoi Këshillin e Luftës Emergjente për të marrë vendime në lidhje me përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit iranian.

Në praktikë kjo do të thotë se Këshilli i Luftës nuk do të ketë nevojë të kthehet në Këshillin e Sigurimit për miratimin e vendimeve, duke thjeshtuar kështu procesin kur kërkohen vendime të shpejta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese