Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Merr fund lufta Ukrainë-Rusi! Putin konfirmon nisjen e negociatave me Trump

Shkruar nga Newsbomb
Merr fund lufta Ukrainë-Rusi! Putin konfirmon nisjen e negociatave me Trump
Putin - Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Vladimir Putin ditën e sotme kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me negociatat për përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi.

Kjo bisedë ka zgjatur 1 orë e 30 minuta, teksa kanë rënë dakord për bashkëpunimin e tyre për fillimin e negociatave. Në rrjetet e tij sociale Trump ka shkruar se në krye të negociatave do të jenë sekretari i shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Waltz dhe ambasadori Steve Witkoff.

Ndër të tjera ai e ka përshkruar këtë bisedë shumë produktive, duke thënë se  ranë dakord që ne duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën me Rusinë-Ukrainë.

“Dua të falënderoj Presidentin Putin për kohën dhe përpjekjet e tij në lidhje me këtë thirrje dhe për lirimin dje të Marc Fogel, një njeriu të mrekullueshëm që personalisht e përshëndeta mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese