Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shqetësuar të gjithë botën. Në një plazh të Heraklionit qytetarët panë një objektiv ajror dhe nga paniku, ata menduan se ishte një dron iranian. Për këtë arsye njoftuan menjëherë policinë.
Por në fakt ai rezultoi të ishte një objektiv ajror i përdorur nga poligonet e qitjes për të testuar sisteme e armëve dhe është hedhur në det.
Sipas informacioneve të cretaone.gr, për rikuperimin e tij janë njoftuar organet kompetente, ndërsa nga ekzaminimi i parë vlerësohet se prej disa kohësh ishte në det, pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku.
Ky është një objektiv i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore.