Kryeministrja Giorgia Meloni ka takuar nga afër qytetarë të shumtë gjatë parades së Bersaglierit.
E pritur nga kryebashkiaku Marco Fioravanti në Piazza del Popolo, kryeministrja italiane u ndal pranë njerëzve që e përshëndetën me "hello Giorgia", duke shtrënguar duart dhe duke bërë selfie me ta, përpara se të shkonte në kafenenë historike Meletti.
Më pas Meloni përshëndeti sheshin nga tarraca e Caffè Meletti. Kryeministrja italiane kohët e fundit është hasur me akuza të rënda nga opozita lidhurme dritëhijet e marrëveshjes me Ramën për kampin e emigrantëve në Shëngjin.
Sondazh
Poll