Hapësire reklamuese

Bota

Megaoperacioni i policisë gjermane, sekuestrohet kokainë me vlerë 2,6 miliarë euro dhe prangosen 7 persona

Shkruar nga Newsbomb
Megaoperacioni i policisë gjermane, sekuestrohet kokainë me vlerë
Pamje nga megaoperacioni

Policia gjermane ka zhvilluar një megaoperacion të hënën e djeshme në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane. Sipas mediave vendase, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar më shumë se 35 ton kokainë që arrin në treg vlerën e 2.6 miliardë eurove.

Në njoftimin e autoriteteve thuhet se droga e sekuestruar eshtë gjetur në 3 vende të ndryshme. 25 ton kokainë janë kapur në portin e qytetit verior të Hamburgut, 8 ton të tjerë në portin holandez të Roterdamit si dhe rreth 3 ton në Kolumbi.

Prokurorët në qytetin perëndimor të Dyseldorfit thanë se të arrestuarit akuzohen se sillnin kokainë në Evropë nga Amerika Latine në dhjetë kontejnerë me më shumë se 100 kompani të produkteve ushqimore. 

Në kuadër të operacionit OP Plexus në bashkëpunim me Europolin, autoritetet gjermane kanë arrestuar tetë persona si të dyshuar kryesorë: dy gjermanë 43 vjeç dhe 54 vjeç, një 42 vjeçar shqiptar, një shtetas bullgar 30 vjeç, një maroken 42 vjeç, dy turq të moshës 37 dhe 38 vjeç si dhe një ukrainas i moshës 36 vjeçare.

Të dyshuarit, të moshës ndërmjet 30 dhe 54 vjeç, u arrestuan javët e fundit dhe besohet se kanë qenë pjesë e trafikut të drogës. Identiteti i tyre nuk u  bë publik në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, ndërsa hetimet drejtohen kundër një bande ndërkombëtare gangsterësh, kreu i së cilës është një shtetas turk.

Policia, gjithashtu sekuestroi disa telefona celularë dhe laptopë, si dhe shufra ari, 23,300 euro para në dorë dhe një makinë Porsche me vlerë rreth 250,000 euro.

Duke u bazuar në raportimet e mediave, një biznesmen nga shteti gjerman perëndimor i Rhein-Westfalisë së Veriut krijoi kompani për t’i bërë transportet të dukeshin të ligjshme.

Konkretisht, të dyshuarit akuzohen për organizimin e transportit të 10 kontejnerëve me sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës në periudhën nga prilli deri në shtator 2023 me bashkëpunëtorë të tjerë ende të panjohur që dyshohet se banonin në Turqi nëpërmjet kompanive frontale të ngritura për këtë qëllim”, -thuhet në një deklaratë me shkrim të prokurorëve sipas Bild.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Drejtësisë i shtetit, Benjamin Limbach, vlerësoi operacionin e policisë gjermane, duke e konsideruar atë si një goditje ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar që godet në mënyrë të drejtpërdrjtë bosët e drogës.

Kjo është një goditje ndaj kriminalitetit të organizuar ndërkombëtar. Është një goditje e saktë që lëndon bosët e drogës”,- tha Limbach.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese