
Një megaoperacion është zhvilluar në Belgjikë që ka çuar në arrestimin e 17 personave, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një grup kriminal për trafikimin e drogës me origjinë shqiptare.
Bëhet me dije se operacioni është zhvilluar në Belgjikë, në zonat Antwerp, Hoboken, Merksem, Schoten, Saint-Nicolas dhe Wilrijk. Kontrollet u kryen në bashkëpunim midis policisë gjyqësore federale dhe policisë lokale në Antëerp. Kërkime u bënë edhe në Gjermani, Francë, Itali, Holandë dhe Austri.
11 të dyshuar janë arrestuar në Belgjikë dhe gjashtë jashtë vendit, të cilët janë në pritje të ekstradimit. Gjatë aksionit u sekuestruan 100 kg drogë kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para në dorë.
Pjesa e hetimit e drejtuar nga policia belge ka pasur shënjestër një grup kriminel të dyshuar të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta. Grupi kriminal që është goditur ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.