Katër vjet pas përpjekjes për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, duke çuar në një sulm në Kapitolin e SHBA, Donald Trump u certifikua si fituesi i garës presidenciale të vitit 2024.
Në një kompleks shumë të fortifikuar të Kapitolit, një seancë e përbashkët e Kongresit u mblodh për të dëgjuar ndërsa lexoheshin rezultatet e votimit elektoral të secilit shtet.
Kryesuesja e seancës ishte presidentja e Senatit, nënpresidentja Kamala Harris. Ajo shpalli si fitues Donald Trumo, të cilin e kishte kundërshtar në këto zgjedhje presidenciale.
Harris mbajti një buzëqeshje të lehtë ndërsa lexoi numërimin. Republikanët brohoritën për Trumpin dhe demokratët iu përgjigjën me ovacione të mëdha për të.
Certifikimi është zakonisht një proces pro-formë, ceremonial. Por katër vjet më parë, Trump dhe aleatët e tij orkestruan një përpjekje për të sfiduar rezultatet me pretendime të rreme se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Ndërsa disa republikanë ngritën kundërshtime ndaj rezultateve, kjo vonoi certifikimin. Brenda një ore, protestuesit shkelën sigurinë në Kapitol, sulmuan brenda dhe plaçkitën zyrat dhe kërkuan ligjvënës. Kongresi përfundimisht vërtetoi rezultatet për Joe Biden herët në mëngjes.