Rinson Jose, 39-vjeçari me origjinë indiane dhe shtetësi norvegjeze, është tani ndër të kërkuarit në botë pas akuzave se kompania e tij "Norta Global" ka shitur radiomarës-bomba Hezbollahut në Liban.
Jose jeton në Oslo dhe të martën, Jose duhej të nisej për një udhëtim pune, por punëdhënësi i tij, NHST Media Group, nuk mundi ta kontaktonte.
Policia norvegjeze ka nisur hetimet, ndërkohë që kompania e tij, e regjistruar në Bullgari, u themelua në prill 2022 dhe dyshohet për përfshirje në furnizimin me pajisje shpërthyese. Ndërkohë, faqja e internetit e kompanisë është fshirë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet, ndërsa ende nuk ka prova për përfshirjen e tij direkte në operacionin e dyshuar.