Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

McDonald’s largon 29 punonjës, akuzohen për abuzim seksual me stafin dhe klientët

Shkruar nga Newsbomb
McDonald’s largon 29 punonjës, akuzohen për abuzim seksual me
McDonald’s

Kompania McDonald’s ka larguar 29 punonjës nga puna në një preiudhë prej 12 muajsh pas akuzave për abuzim seksual.

Në një deklaratë, kompania tha se hetimet kishin zbuluar që disa punonjës të kompanisë kanë shkelur politikat e saj të sjelljes dhe etikës, duke abuzuar seksualisht me punonjës të tjerë ose klientë.

McDonald’s është angazhuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm për të gjithë punonjësit dhe klientët e saj.

Kompania shtoi se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin sërisht. Për këtë ka marrë masa për të forcuar politikat e saj të brendshme dhe do të realizojë trajnime të vazhdueshme për të gjithë punonjësit, në mënyrë që të parandalohet çdo formë abuzimi dhe keqtrajtimi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed