
Mëngjesin e sotëm, autoritetet italiane kanë rifilluar kërkimet për rreth 40 persona që rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një gomoneje në Ngushticën e Siçilisë.
Pasditen e djeshme, rojet bregdetare dhe anijet patrulluese të “Guardia di Finanza” zbarkuan në ishullin Lampione të Lampedusës, duke sjellë në tokë 10 të mbijetuar dhe gjashtë trupa të pajetë, ndërsa të zhdukurit ndodheshin në një gomone gjysmë të fundosur.
Sipas dëshmive e të mbijetuarve, ata ishin nisur të dielën nga porti i Sfax-it në Tunizi me një gomone, rreth 56 persona, në përpjekje për të kaluar në Evropë. Më pak se 24 orë nga nisja, gjatë lundrimit në ujërat ndërkombëtare, gomonia është përballur me det të trazuar dhe shumë prej emigrantëve kanë rënë në ujë.
Sakaq, forcat policore janë duke punuar për gjetjen e personave të tjerë.