Hapësire reklamuese

Bota

Mbylli transmetimin e mediave ruse, Moska paralajmëron Malin e Zi: Do të marrim masat e duhura

Shkruar nga Newsbomb
Mbylli transmetimin e mediave ruse, Moska paralajmëron Malin e Zi: Do
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Rusia ka paralajmëruar Malin e Zi se do të marrë masa kundrejt saj, pas njoftimit se kishte vendosur që të ndalonte transmetimet e mediave ruse.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se bllokimi i transmetimit të këtyre mediave është një sulm tjetër nga qeveria malazeze dhe një akt armiqësor të censurës së hapur.

Sipas saj, qeveria malazeze po e bën këtë me qëllimin për të fituar favorin e Brukselit në procesin e anëtarësimit në Europë e nga ana tjetër duk cenuar në mënyrë të paprecedentë lirinë e mediave.

Rusia do të marrë masat e duhura kundër Malit të Zi, i cili ka ndaluar transmetimin e një numri mediash ruse që nga 10 korriku, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ne e konsiderojmë një sulm tjetër nga qeveria malazeze si një akt armiqësor të censurës së hapur, i projektuar nga njëra anë për t’i dhënë pamjen e legjitimitetit shkeljes më të rëndë të lirive të medias dhe nga ana tjetër për të fituar favorin e Brukselit me shpresën e progresin e premtuar në rrugën evropiane”,- është shprehur ministrja e Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Për të kënaqur agjendën transatlantike rusofobike, shtoi ajo, ata janë të gatshëm të vazhdojnë politikën e minimit të themeleve demokratike të shoqërisë dhe shtetit të tyre dhe t’u mohojnë qytetarëve të tyre të drejtën për të pasur akses në informacion.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, thuhet se Agjencia e Mediave Elektronike e Malit të Zi ka urdhëruar departamentet kompetente dhe kompanitë lokale të telekomunikacionit që të pezullojnë plotësisht transmetimin e mediave ruse jo më vonë se deri më 10 korrik.

Bëhet fjalë për 20 operatorë mediatikë rusë, duke përfshirë “Channel One”, “Russia 1”, “RT”, “Sputnik”, “NTV”, “REN TV” dhe të tjerë.

Zakharova tha se ky vendim nënkupton ndalimin e transmetimit satelitor dhe kabllor të përmbajtjes së tyre, si dhe të çdo mjeti tjetër të shpërndarjes, përfshirë edhe internetin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese