Një raport i publikuar së fundmi nga autoritetet në Gaza, zbulojnë se numri i viktimave që nga fillimi i operacioneve ushtarake të Izraelit më 7 tetor, ka arritur në 34735 viktima .
Përditësimet e shifrave i bën ministria e Shëndetësisë në Gaza e cila drejtohet nga Hamas.
Gjithashtu mbi 78 mijë palestinezë janë plagosur, mes tyre shumë gra dhe fëmijë. Gjatë 24 orëve të fundit, 52 persona ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite. Shifrat e ministrisë së shëndetësisë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe militantëve.
Ndërsa sot mijëra njerëz po evakuohen nga Rafah. Largimi pobëhet disa orë pasi Izraeli u bëri thirrje banorëve të largoheshin nga qyteti, përpara një operacioni të ushtrisë.
Ushtria izraelite, e cila po përgatit një ofensivë të gjerë kundër Rafahut, filloi sot një ”operacion në shkallë të kufizuar” për të larguar “përkohësisht” rreth 100,000 njerëz, duke bërë thirrje që ata të zhvendosen në “zonat humanitare”. Familjet e frikësuara po largohen nga zona ose në këmbë, me gomarë ose të grumbulluar me gjërat e tyre në kamionë të mbingarkuar.