
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të bëjë xhiron e fitores pasditen e së dielës, gjatë një tubimi në Uashington, DC, një ditë para se të betohet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
"Make America Great Again Victory Rally" i Trump, i planifikuar për në orën 15:00 (më 21:00 me orën shqiptare), shënon fjalimin e tij të parë madhor në Uashington që kur ai u kërkoi mbështetësve të tij të marshonin në Kapitol më 6 janar 2021, në protestën kundër humbjes së tij.
Ndërkohë nga pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale si dhe mediat amerikane, qytetarët amerikanë me pankarta në duar kanë nisur të mblidhen për të dëgjuar fjalën e presidentit të tyre.

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili është bërë një i besuar i ngushtë i Trump që kur shpenzoi më shumë se 250 milionë dollarë për fushatën e tij, është planifikuar të flasë në inaugurimin e presidentit.
Gjithashtu, pritet që nesër të mbajnë fjalën e tyre edhe zv. presidenti i zgjedhur JD Vance, CEO të Ultimate Fighting Championship, Dana White, aktivisti konservator Charlie Kirk dhe komentatorja konservatore Megyn Kelly.

Me temperaturat e ftohta që priten të hënën, Trump pritet të bëjë betimin e tij në një ambient të mbyllur. Këtë të diel, organizatorët mbajtën një provë brenda Kapitolit, mirëpo për shkak se Rotunda mban vetëm 600 njerëz, është ende e paqartë se si mbi 250.000 të ftuar të cilët kishin prerë biletat për të parë inaugurimin live do të mund të jetë prezentë.

Ndërkohë, mësohet se ekranet e mëdha që ishin ngritur rreth National Mall janë hequr, teksa parada tradicionale do të mbahet në njëfarë forme në Capital One Arena.
Në përputhje me traditën, Trump e kaloi natën e së shtunës në Blair House , rezidenca zyrtare e presidentit në Pensilvania Avenue, përballë Shtëpisë së Bardhë. Ai zhvilloi një mëngjes privat me senatorët repuplikanë, teksa mbërriti më pas në Blair Houese për një festë private.
Trump u kthye në Uashington nga klubi i tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, me një C-32, varianti ushtarak i Boeing 757, i lyer në skemën ikonë presidenciale pluhur blu dhe të bardhë.