Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Mbështetësit e Trump bëjnë thirrje për rebelim: Demokratët na shkatërruan, të armatosemi

Shkruar nga Newsbomb
Mbështetësit e Trump bëjnë thirrje për rebelim:
Ish-presidenti SHBA

Donald Trump është shpallur fajtor për të 34 akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ai u padit në lidhje me një pagesë për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 dhe është presidenti i parë fajtor për një krim.

Pasi u shpall fajtor Trump i ka dërguar një mesazh mbështetësve të tij, duke përsëritur edhe një herë se është i pafajshëm.

"Ky ishte një turp. Ky ishte një gjyq i drejtuar nga një gjyqtar i konfliktuar, i cili ishte i korruptuar. Vendimi i vërtetë do të jetë 5 Nëntori nga populli. Unë jam një njeri shumë i pafajshëm”, shkruan ai.

E teksa Trump thotë se është i pafajshëm, mbështetësit e ish-presidentit të indinjuar nga shpallja e ti si fajtor për 34 akuzat kundër tij, kanë reaguar menjëherë duke bërë thirrje për trazira dhe hakmarrje të dhunshme.

Sipas Reuters, i cili gjurmoi komentet në tre faqe interneti të afërta me ish-presidentin: Truth Social, Patriots ëin dhe Gateëay Pundit, disa kërkuan sulme ndaj jurisë, ose luftë civile dhe kryengritje të armatosur.

“Koha për të filluar të vrasësh disa majtas. Demokratët na shkatërruan" shkruhej në postim. " Kjo nuk mund të rregullohet me zgjedhje”, shkruan një tjetër.

Kërcënimet e dhunës dhe gjuhës së urrejtjes janë rritur që kur Trump humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat ai pretendon se, pa prova, ishin të manipuluara.

Pas dy ditësh diskutimi, një juri prej 12 anëtarësh shpalli fajtor ish-presidentin e SHBA Donald Trump për të 34 akuzat me të cilat u përball për falsifikimin e dokumenteve për të mbuluar një pagesë për të heshtur yllin pornografik Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese