Hapësire reklamuese


Bota

Masakroi me thikë shqiptarin në Itali pas kreu marrëdhënie në makinë, lirohet nga qelia i mituri italian

Shkruar nga Newsbomb
Masakroi me thikë shqiptarin në Itali pas kreu marrëdhënie
Foto ilustruese

Autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja, ngjarje tronditëse që ndodhi më 20 janar të vitit të kaluar në Itali, është lënë i lirë nga Gjykata për të Mitur në Venecia.

Vendimi ka ardhur pas pranimit të kërkesës së avokates mbrojtëse të 17-vjeçarit, i cili do të ndjekë një terapi psikologjike në një qendër komunitare.

Bledar Dedja, 39 vjeç, u gjet i masakruar me thika dhe gjysmë i zhveshur më 21 janar 2024 në një zonë pyjore në Paderno del Grappa. Ngjarja u cilësua si një krim makabër që tronditi opinionin publik shqiptar dhe italian.

Sipas hetimeve të bëra, viktima dhe i mituri ishin njohur rreth një vit më parë në ambientet e punës ku Dedja punonte, dyshohet se shqiptari e kishte bindur të miturin për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Ditën e krimit, kamerat e sigurisë të rrugës kapën momentet kur dy personat takohen në sheshin kryesor të Paderno del Grappa dhe më pas largohen me automjetin tip Mercedes B-Class të shqiptarit drejt pyllit ku ndodhi ngjarja tragjike.

Pas vrasjes, 17-vjeçari dyshohet se zhduku thikën me të cilën kreu krimin, çelësat e makinës dhe disa rroba të ndotura me gjak, të cilat më vonë u gjetën pranë vendngjarjes.

Gjatë përleshjes i mituri pësoi lëndime në dorë me thikë. Më pas është larguar në këmbë në Via Dei Carpini, ku është filmuar nga një kamera e dytë sigurie teksa i bënte autostop automjeti, i cili është sekuestruar për hetim, që e ka dërguar deri në stacionin e autobusit.

Në këtë pikë gjurmët e 17-vjeçarit humbasin derisa ai rishfaqet në një urgjencë spitali për të mjekuar plagët në dorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese