
Kjo javë pritet të jetë shumë kritike për bisedimet mbi përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi Uashingtoni vendos nëse është një “përpjekje në të cilën duam të vazhdojmë të përfshihemi”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Rubio tha për mediat amerikane se Donald Trump nuk ka vendosur dënime të reja ndaj Rusisë, pasi ende shpreson se diplomacia mund t’i japë fund konfliktit.
Këto zhvillime vijnë pas një takimi të shkurtër mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të mbajtur në Vatikan përpara funeralit të Papa Françeskut të shtunën.
Trump deklaroi dje para gazetarëve se beson që Zelensky është i gatshëm të dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, megjithëse Kievi ka refuzuar më parë çdo propozim të tillë.
Në një intervistë për programin “Meet the Press” të NBC-së, Rubio theksoi:“Ka arsye për të qenë optimist, por ka edhe arsye për të qenë realist.”
“Në jemi afër, por nuk jemi mjaft afër. Gjatë gjithë këtij procesi, ka të bëjë me përcaktimin a duanë vërtetë të dyja palët paqen dhe sa afër janë ose sa larg janë ata pas 90 ditëve përpjekje këtu, kjo është ajo që ne po përpiqemi të përcaktojmë këtë javë.”