
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zbuluar pasditen e sotme se finalizimi i marrëveshjes mes Kievit dhe dhe Uashingtonit është shumë pranë.
Në një konferencë me gazetarët, Zelensky siguroi se marrëveshja e shumëpritur e mineraleve me SHBA-në mund të nënshkruhet gjatë një takimi “online” të enjten.
Prej disa muajsh, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar këtë marrëveshje e cila i lejon SHBA-së të ndajnë fitimet e burimeve natyrore dhe mineraleve kritike të Ukrainës.
Kjo është ajo që ai e konsideron si shlyerje borxhi për ndihmën ushtarake të ofruar nga Uashingtoni për Ukrainën nën presidencën e mëparshme të Joe Biden.
Zelensky më parë akuzoi SHBA-në për ndryshimet e shpeshta " të kushteve të marrëveshjes së propozuar, por ai shtoi se nuk donte që Trump të mendonte se Kievi ishte kundër asaj marrëveshje.