Manjati i teknologjisë, shefi i Tesla Motors dhe SpaceX, Elon Musk ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Romës, e cila vendosi që emigrantët që ishin dërguar në Shqipëri të ktheheshin menjëherë në Itali.
Duket se Musk nuk është dakord me vendimin e kësaj Gjykate, teksa shkruan se “këta gjyqtarë duhet të ikin”.
Të shtatë emigrantët që ndodheshin në kampin e Gjadës janë kthyer në Itali gjatë natës, duke u zbarkuar në portin e Brindizit. Kjo është hera e dytë që magjistratët kërkojnë që emigrantët që dërgohen në Shqipëri të kthehen në Itali, duke i dhënë goditje kësaj marrëveshje.
Sondazh
Poll