
Militantët e udhëhequr nga Hamasi liruan tre pengje të tjerë, të gjithë civilë izraelitë, në Kryqin e Kuq të shtunën, dhe Izraeli duhej të lironte dhjetëra të burgosur palestinezë si pjesë e një marrëveshjeje të brishtë që ka ndërprerë luftën në Rripin e Gazës.
Izraeli konfirmoi se forcat e tij morën tre pengje izraelite. Ata do të dërgohen për trajtim mjekësor dhe do të bashkohen me të afërmit e tyre pas 16 muajsh në robëri.
Siç raporton AP News, propozimi presidentit Trump për të transferuar popullsinë palestineze nga Gaza, i mirëpritur nga Izraeli, por i refuzuar me forcë nga palestinezët dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, nuk duket se ka ndikuar në fazën aktuale të armëpushimit, e cila zgjat deri në fillim të marsit.
Por kjo mund të komplikojë bisedimet për fazën e dytë dhe më të vështirë, kur Hamasi do të lirojë dhjetëra pengje të tjerë në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm. Hamasi mund të hezitojë të lirojë më shumë robër dhe të humbasë elementin kryesor të negociatave nëse beson se SHBA dhe Izraeli janë serioze në lidhje me shpopullimin e territorit, për të cilin grupet e të drejtave thonë se do të shkelte ligjin ndërkombëtar.
Pengjet që u liruan pas gjashtëmbëdhjetë muajsh robëri në Rripin e Gazës, janë Eli Sharabi, 52-vjeç, Ohad Ben Ami, 56-vjeç dhe Or Levy, 34-vjeç.
Të gjithë u rrëmbyen gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën.