Marine Le Pen, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, tha se buxheti që çoi në rënien e kryeministrit Michel Barnier ishte "toksik për francezët".
“E vetmja zgjidhje dinjitoze për ata që iu dha mandati për t’i mbrojtur, ishte kundërshtimi i këtij buxheti”, shton ajo.
Në një intervistë me transmetuesin francez TF1, Le Pen thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç shkarkimit të Barnier nga posti i tij.
E pyetur për perspektivat e presidentit francez, Le Pen tha: “Unë nuk po kërkoj dorëheqjen e Emmanuel Macron”.
Megjithatë, shton se :“do të vijë një kohë kur, nëse nuk respektojmë zërin e votuesve dhe nuk tregojmë respekt për forcat politike dhe respekt për zgjedhjet, atëherë presioni ndaj presidentit do të jetë padyshim gjithnjë e më i fortë”.
Ligjvënësit francezë votuan sot për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Michel Barnier, vetëm tre muaj pasi ai mori pushtetin.