
Sekretari i Shtetit për SHBA-të, Marco Rubio ka deklaruar se Amerika ende nuk ka shtruar bisedime për dëbimin e banorëve të Gazës drejt Libisë, por se po shqyrtohet mundësia se ata vetë mund të largohen vullnetarisht nga shtëpitë e tyre.
Rubio është shprehur se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë kontaktuar me vendet fqinje nëse dikush është i gatshëm t’i presë gazinatët, të cilët do të vendosin të lënë vendin e tyre për një arsye apo tjetër.
“Ajo që kemi diskutuar me disa vende është nëse dikush dëshiron të largohet vullnetarisht për një periudhë – sepse është i sëmurë, sepse fëmijët kanë nevojë për shkollë apo për ndonjë arsye tjetër – nëse ka vende të gatshme t’i pranojnë përkohësisht,” tha Rubio gjatë një seance të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit. Ai shtoi se nuk i dihet nëse Libia është përmendur si vend pritës në këto diskutime, sipas agjencisë Reuters.
Gjithashtu Rubio tha se SHBA përshëndet rifillimin e dërgesave të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, teksa tregon se 100 kamionë të tjerë janë gati për të mbërritur pas dërgesave të para.