
Pamje nga sulmet në Hamas
Kryeministri i Maltës, Robert Abela, në platformën “X” ka bërë një reagim për sulmet barbare të Izraelit kundër Hamasit. Ai është shprehur se e dënon këtë luftë, ndërsa thekson sulmin e djeshëm e bërë nga Izraeli në Rripin e Gazës ku humbën jetën 400 persona.
"Në emër të @maltagov unë dënoj fuqishëm këto sulme barbare. Unë nuk mund të theksoj mjaft gjendjen e Maltës për paqen, në Gaza, Ukrainë dhe më gjerë”, u shpreh ai në X.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, u shpreh se më shumë se 400 njerëz janë vrarë në sulmet dhe qindra të tjerë u plagosën, ku ky sulm ishte më i madhi që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.
Sondazh
Poll