Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Makina përplaset me tifozët para ndeshjes Espanyol-Barcelona, plagosen 13 persona (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Makina përplaset me tifozët para ndeshjes Espanyol-Barcelona, plagosen
Pamje nga vendngjarja

Një incident i rëndë ndodhi pak para fillimit të ndeshjes mes Espanyol -Barcelonës në Spanjë, kur një automjet u përplas me tifozët e Espanyol pranë stadiumit.

Nga përplasja mbetën të plagosur 13 persona, katër prej të cilëve u dërguan me urgjencë në spital. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i mjetit u arrestua menjëherë nga autoritetet, me dyshimin për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe shkaktim të lëndimeve trupore.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makinën e ndalur mes disa kazanëve të mbeturinave jashtë stadiumit, e rrethuar nga tifozët. Më pas, automjeti përplaset me turmën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese